Gjobat për këmbësorët/ Specialisti i qarkullimit rrugor: Dikur ndëshkonim vetëm njërën palë, përgjegjësia është dyanëshe

schedule21:23 - 10 Janar, 2024

schedule 21:23 - 10 Janar, 2024

Sjelljet e gabuara të këmbësorëve bëhen shpesh shkak i aksidenteve rrugore. Për të parandaluar këtë situatë, policia ka nisur gjobat ndaj këmbësorëve. Qytetarët që nuk respektojnë semaforin apo kalimin në vijat e bardha tashmë ndëshkohen me 1 mijë lekë.

Specialisti i qarkullimit rrugor, Gerhard Baka ka deklaruar në emisionin “Bardh a Zi” se dikur ndëshkonin vetëm njërën palë, përgjegjësia është dyanëshe.

Sakaq, ai ka theksuar viti 2023 ka qene nje vit rekordesh për ndëshkueshmërinë për drejtuesit e mjeteve.

“Kapërcimi i karrexhatës jo në vijat e bardha konsiderohet shkelje. Te vijat e bardha drejtuesit e mjeteve ka marrë shumë frikë, pas ndëshkimeve që kemi marrë për këtë kategori. Viti 2023 ka qene nje vit rekordesh për ndëshkueshmërinë për këtë kategori, drejtuesit e mjeteve që nuk i japin përparësi këmbësorit në vijat e bardha, por nuk mund të jemi të njëanshëm. Ne ndëshkonim vetëm njërën palë, ndërkohë, në një ngjarje rrugore, përgjegjësia është dypalëshe. Pra, kemi këmbësorin dhe faktorin mjet. Kur kemi shkaktarët e aksidenteve dhe kur ndëshkojmë shkaktarët e shkeljes së kodit rrugor”, u shpreh Baka./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!