Gjoba të majme, Lampard është i ashpër me lojtarët e Chelsea!

schedule18:02 - 12 Nëntor, 2019

schedule 18:02 - 12 Nëntor, 2019

Në pamje të parë, duket se Frank Lampard është një trajner shumë i afërt me lojtarët e tij. Megjithatë, pamja na ka gënjyer, pasi sot, janë zbuluar gjobat që lojtarët e Chelsea marrin në rast të ndonjë shkelje të rregullave, që janë vendosur nga vetë Frank Lampard.

Çdo vonesë para fillimit të stërvitjes, qoftë dhe një minutë, i kushton 20 mijë paundë futbollistëve, një gjobë shumë e majme. Vonesat në grumbullime, para fillimit të udhëtimeve dhe mos zbatimi i orarit në seancat me doktorët kushtojnë 2500 paundë.

Nëse një futbollist i Bluve të Londrës është vonë për mbledhjet e skuadrës, dënohet 500 paundë/minutë. Nëse një nga lojtarët nuk pranon të bëjë punë vullnetare komunitare, që janë vendosur nga klubi, dënohet me 5000 paundë. Këto dhe shumë gjoba të tjera janë publikuar sot. Një klub për t’u marrë shembull!/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!