Gjoba prej 35 milionë lekësh, çështja që çoi kryebashkiakun e Krujës në SPAK

schedule12:25 - 17 Mars, 2023

schedule 12:25 - 17 Mars, 2023

Kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Bushi ka dhënë sqarime për një hetim të nisur nga prokurorja e posaçme, Manjola Kajana pas kallëzimit të shtetasit Muharrem Hoxha se Bushi dhe inspektoriati i Bashkisë ndërtimore të Krujës i kanë vendosur 3 gjoba me shumë totale 35 milionë lekë për ndërtim pa leje.

Bushi është paraqitur si person që ka dijeni, për të dhënë sqarime rreth këtij kallëzimeve.

“Prej disa minutash, kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi është paraqitur në ambientet e Preokurorisë së Posaçme. Në fakt, prokuroria nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar sa i takon thirrjes së zotit Bushi në ambientet e SPAK. Ndërsa pak kohë më parë, në emër të zotit Bushi janë depozituar disa kallëzime, kryesisht për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe shkelje të barazisë në tendera. Në burimet me të cilët kemi komunikuar, bëhet fjalë si person që ka dijeni për veprat penale dhe tani po jep sqarime”, raportoi më herët gazetari i ABC News, Ermal Vija./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!