Gjoba 110 milionë euro ndaj Shqipërisë, Tabaku: Rama duhet larguar, çdo ditë e tij në pushtet kosto për vendin

schedule19:20 - 2 Prill, 2021

schedule 19:20 - 2 Prill, 2021

Partia Demokratike ka reaguar pas lajmit se Shqipëria ka humbur përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Në një postim në Facebook, ish-deputetja Jorida Tabaku shkruan se tashmë çdo shqiptar duhet të paguajë një gjobë prej 4,560 lekësh të reja vetëm “për faj dhe keqmanxhim të Edi Ramës.” Tabaku shprehet se kjo është vetëm një nga faturat që Shqipëria duhet të paguaj për faj të kryeministrit. Sipas saj, ai duhet larguar pasi çdo ditë më shumë në pushtet është kosto për vendin.

POSTIMI I PLOTË

Shqipëria do t’i paguajë përfundimisht 110 milion euro sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, si pasojë e mbylljes me dhunë të televizionit “Agon Channel”. Këto janë para që dalin direkt nga xhepat e qytetarëve vetëm për shkak të arrogancës dhe arbitraritetit të një njeriu të vetëm, Edi Ramës.

Kjo është vetëm një nga faturat që Shqipërisë dhe shqiptarëve u duhet të paguajnë për faj të këtij njeriu që nuk njeh rregulla dhe refuzon t’i zbatojë ato dhe që e trajton vendin si çiflig të tijin personal.

Edi Rama duhet larguar, sepse çdo ditë e tij më shumë në pushtet është kosto për vendin dhe çdo qytetar e familje. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!