GJKKO rrëzon SPAK për pasurinë e Bashkim Dedjas: Sillni hetimin e plotë

schedule11:34 - 12 Tetor, 2021

schedule 11:34 - 12 Tetor, 2021

GJKKO ka rrëzuar SPAK për të kaluar për gjykim dosjen për sekuestron e pasurisë së ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.

Gjyqtari Erjon Bani ka rikthyer edhe njëherë çështjen në SPAK për përfundim të plotë të hetimeve për këtë çështje.

SPAK ngriti ndaj Dedjas akuzën për fshehje të ardhurash dhe deklarim të rremë. Referuar hetimeve të SPAK, rezulton se ish-gjyqtari ka pasuri të paluajtshme që nuk i justifikon me burimet e deklaruara të të ardhurave.

SPAK ka sekuestruar deri më tani një apartament në zonën e plazhit të Golemit në pronësi të Dedjas. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!