Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar padinë e djalit të ish-Kryministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për akuzën e “nxjerrjes së akteve sekrete” dhe “shpërdorim të detyrës”.
Berisha i kërkoi Gjykatës së Posaçme të prishte vendimin e ish-Prokurorisë për Krimet e Renda të për mosfillim procedimi penal ndaj Ballës.
Ndërkohë 19 qershor, edhe Gjykata e Tiranës hodhi poshtë padinë për shpifje që Shkëlzen Berisha ngriti ndaj Taulant Ballës./abcnews.al