GJKKO pranon gjykim të shkurtuar për ish-kryebashkiakun Fatos Tushe

schedule14:07 - 19 Prill, 2022

schedule 14:07 - 19 Prill, 2022

GJKKO ka nisur gjykimin për  ish-kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe. Burime për ABC bëjnë të ditur se për Tushen dhe të akuzuarit e tjerë është pranuar gjykimi i shkurtuar. Sipas ligjit Tushe do të përfitojë uljen e 1/3 të dënimit final.

Ish-kryebashkiaku i arrestuar për abuzimin tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës ka kërkuar më herët nga Gjykata e Lartë pavlefshmërinë e përgjimeve të kryera nga SPAK.

Tushe u arrestua me 6 korrik bashkë me ish-vartësit e tij për akuzën shpërdorimit të detyrës dhe do të vijojë të qëndrojë në burg pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit ka rrëzuar për të katërtën herë kërkesën e tij për liri.

Arrestimi i Tushes u bë lidhur me një tender me vlerë rreth 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Nga hetimet dhe përgjimet e Prokurorisë së Posaçme të nisura në 2020-ën rezulton Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste.

Përgjatë një viti hetimesh, SPAK pretendon se ish kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje jo vetëm për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh. Sipas SPAK  ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqet shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i ish kryebashkiakut.

Një tjetër episod  kundër ish kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!