TIRANË-Elsa Ulliri do të vijojë të drejtojë trupën për gjykimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Kërkesa e gjyqtares për të hequr dorë nga trupa gjykuese me argumentin se ishte në konflikt interesi për shkak se kushërira e saj andia ulliri është deputete e partisë demokratikem u rrëzua nga gjyqtari erion bani.
Pas këtij vendimi, trupa e kryesuar nga Ulliri liroi nga arresti shtëpiak edhe Jamabër Malltezin në këmbim të garancisë pasurore prej 3 milionë lekësh edhe pse prokuroria e posaccme e kundërshtoi lirimin e dhëndrit të Berishës.
Malltezi në tetor të vitit 2023 u arrestua me urdhër të SPAK për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, por pas një muaj qëndrimi në qeli atij iu ndryshua masa në arrest shtëpie nga Gjykata e Apelit.
Prej nëntorit të vitit 2024 ai qëndroi I izoluar në banesë dhe pas vendimit të se hënës do të gjykohet në gjendje të lirë. Në gjendje të lirë do të gjykohet edhe ish-kryeministri Sali Berisha që të hënën u paraqit në prokurori në zbatim të masës të caktuar ndaj tij. Berisha sërish lëshoi akuza në drejtim të prokurorisë dhe gjyqtares Irena Gjoka.
Seanca e parë për dosjen Partizani u mbajt më 30 qershor, por u shty për shkak të mungesës së ish-kryeministrit me pretendimin se nuk ishte njoftuar sipas formës së duhur të ligjit.
Berisha është marrë I pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka nxjerrë akte nën ligjore për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi që në kundërshti me ligjin të përfitonte pronë në ish-kompleksin “Partizani”.
/abcnews.al

