GJKKO e shpall të pafajshëm, Duka njofton lirimin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së

schedule19:16 - 25 Shtator, 2023

schedule 19:16 - 25 Shtator, 2023

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka bërë publik lajmin e lirimit të anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së Arben Dervisha, teksa me anw tw njw postimi në rrjetet sociale, Duka shkruan se drejtësia është vënë në vend, duke i dhënë pafajësinë një personalitetit të fushës së tij siç është Dervishaj.

“Kemi pritur me durim dhe qetësi thuajse prej një viti që drejtësia të thoshte fjalën e saj për një nga kontributorët tanë më të rëndësishëm, zv.presidentin e FSHF e një mik e bashkëpunëtor si inxhinier Arben Dervishaj.

Ne, në FSHF për asnjë moment nuk kemi dyshuar në pafajësinë e inxhinierit me një karrierë të gjatë e kontribute të jashtëzakonshme në shumë prej veprave të ndërtuara në vendin tonë; ashtu sikurse një profesor me autoritet të padiskutueshëm në auditoret universitare.

Si mik, nuk kam dyshuar asnjëherë në pafajësinë e Benit; si personalitet në fushën e tij, shoqëria, politika e drejtësia do të duhet t’i jenë borxhli për burgun e padrejtë që kreu.

Ne në FSHF e mirëpresim sa më shpejt për të vazhduar me dhjetëra projekte infrastrukturore që inxhinier Arben Dervishaj i ka ndjekur me përpikmëri në çdo moment por edhe në sfidat e reja që kemi përpara që kërkojnë ekspertizën, eksperiencën dhe vendosmërinë e inxhinier Benit”,- shkruan “numri 1” i FSHF-sw.

Ndwrkaq, Dervishaj u lirua pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e shpalli të pafajshëm në lidhje me çështje e inceneratorit të Fierit, për të cilën ishte arrestuar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!