Adem Lala, ish kreu i bashkisë së Hasit ka ankimuar vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Lala e ka depozituar apelin në datë 17 mars.
Shorti për shqyrtimin e kësaj çështjeje i ka rënë gjyqtares Albana Boksi, por për shkak se kjo e fundit u caktua nga KLGJ, si anëtare e Gjykatës së Lartë, pritet që të hidhet një short tjetër për caktimin e një gjyqtari tjetër.
Kujtojmë se rreth një muaj më parë Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dënoi me 1 vit e 4 muaj burg ish-kryetarin e Bashkisë Has, Adem Lala.
SPAK ngriti ndaj Lalës akuzën për “shpërdorim detyre”. Ai qe akuzuar për përfshirje në privatizimin në mënyrë të padrejtë të një aseti publik të Bashkisë Has gjatë periudhë kur ushtronte detyrën. E.L/abcnews.al/