Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Baroni i drogës” në burg/ “Flakë në det”, Gjykata jep dënimet për 13 të pandehurit

schedule15:11 - 21 Nëntor, 2025

schedule 15:11 - 21 Nëntor, 2025

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 108 vite burg, grupin kriminal të drejtuar nga Gëzim Çelaj, i njohur si “Baroni i drogës”, bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë, Arlind Ismajlukaj dhe anëtarëve të organizatës kriminale.

Për Gëzim Celaj, Gjykata e Posacme ka dhënë dënimin me 15 vite burg, por duke përfituar nga gjykimi I shkurtuar Celaj do të duhet të vuaj 10 vite heqje lire në një burg të sigurisë së lartë. Dënimi ndaj tij është dhënë për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe për “Grup të strukturuar kriminal”. Për bashkëpunëtorin e tij, Arlind Ismajlukaj, GJKKO ka dhënë me gjykim të shkurtuar dënimin përfundimtar me 9 vite e 4 muaj burgim. Ndërkohë për dy Ukrainas pjesë e këtij grupi, GJKKO I ka dënuar me nga 8 vite burg.

Si pjesë e këtij grupi kriminal është dënuar me 8 vite burgim edhe  ish-shefi Komsiariatit të Policisë Laç, Dritan Metaj. Ai u akuzua nga SPAK, për veprat penale të trafikimit të lëndëve narktoike si dhe për grup të strukturuar kriminal.

SPAK arriti të provojë se 13 të pandehurit si pjesë e grupit të strukturuar kriminal drejtuar nga Gëzim Çelaj e Arlind Ismajlukaj, kanë  organizuar trafikimin në sasi të mëdha të lëndëve narkotike, të paktën në dy raste. Më 31 Mars 2023, në rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë këtij grupi I është sekuestruar një sasi prej 41 kg lëndë narkotike e llojit heroine. Ndërsa rasti I dytë më 14 Gusht 2023, ku është tentuar që nëpërmjet detit duke përdorur një anije, të trafikohej një sasi e të lëndëve narkotike. Kanabisi do të këmbehej me kokainë në det, por operacioni u zbulua nga policia, dhe anijë iu vendos flaka.

Këtij grupi në tetor 2023 dhe marsit 2024, Gjykata e Posaçme u ka sekuestruar një biznes në Lac,  tre pasuri të paluajtshme me vlerë mbi 400 mijë euro; gjashtë automjete, tre gomone dhe shumë të konsiderueshme parash.

DËNIMI NGA GJKKO

1- Arlind Ismajlukaj – 9 vite e 4 muaj

2- Gezim Çelaj -10 vjet

3-  Nerim Çela – 8 vite e 4 muaj

4- Armando- Mema 8 vite

5- Dritan Metaj – 8 vite

6- Ben Dalipaj – 8 vite

7- Besnik Brokeri – 8 vite

8- Alket Deda (alias Dritan Deda) – 8 vite

9- Selami Lushkaj – 8 vite

10- Ksenofon Bodo – 8 vite

11- Kyrylo Ponomarenko – 8 vite

12- Kostiantyn Biellon – 8 vite

13- Armando Papa – 8 vite

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!