Miqtë më të ngushtë, përfshirë pjesëtarët e “West Side Family” e kanë mbajtur të gjallë kujtimin e Dr. Florit. Ata e kanë përkujtuar artistin qoftë përmes këngëve ashtu edhe nëpërmjet rrjete sociale. Së fundmi, Roland Hysi dhe Armir Shahini kanë publikuar një foto me Kaltrinën, vajzën e tij.
Ajo tashmë është rritur dhe do të nisë gjimnazin. E veçanta e kësaj fotoje, është se të tre ndodhen në oborrin e shkollës “Petro Nini Luarasi”. Siç kuptohet nga fotoja, Kaltrina do të nisë gjimnazin në shkollën ku djemtë kanë shumë kujtime të bukura.
“Këshilla, llogje, historira. Ç’na lodhët! Po çe deshët! Hë, ka mo?! E mora vesh! Po. PO. POOO!!! Daaakord! Ëhë ëhë… Sigurisht, natyrisht! Ishit shumë të kjartë!Hajd shnet!!! Petro Nini Luarasi. Sërish… Urime, mirëseerdhe, suksese, paç fat, etj. etj. etj. Kelly”, shkruan Landi. /abcnews.al