Gjithmonë e rezervuar për jetën private, Alketa Vejsiu publikon letrën emocionuese të së birit

schedule15:58 - 31 Janar, 2021

schedule 15:58 - 31 Janar, 2021

Moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu është treguar gjithmonë shumë e rezervuar për sa i përket jetës private. Ajo nuk ka preferuar të shfaqet asnjëherë me bashkëshortin apo fëmijët publikisht. Mirëpo, nuk ka nguruar që herë pas here të ndaj me ta momente nga jeta e përditshme.

Së fundmi, Alketa ka ndarë në rrjete sociale një letër që e ka shkruar djali i saj, Lioneli. Ai e përshkruan Alketën nga këndvështrimi i tij dhe kjo gjë asaj i ka pëlqyer pa masë.

“Mami Alketa. Ndihmon, e përkushtuar. Do të jetë në avion gjatë perëndimit të verdhë dhe të kuq. I pëlqen të hajë tartuf. I pëlqen të shohë fëmijët kur mësojnë. I pëlqen të kërcej kur dëgjon këngë si përshembull ‘Calma’. Thotë që liderët lexojnë dhe dija është fuqi. Është shumë e dashur nga familja e saj veçanërisht nga djali Lionel”, shkruan Lioneli në letrën e tij.

Alketa i ka bërë një foto dhe menjëherë e ka postuar në Instagram.

“Ai ma shkrin zemrën gjithmonë! Të dua nga hëna dhe përtej. Ka mama çun”, ka shkruar moderatorja përkrah fotos së letrës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!