“Gjithë rrugën sipër kamionit”, shqiptari në Londër tregon historinë e jetës: Si lash punën në ndërtim për çiftelinë

schedule09:18 - 3 Mars, 2023

schedule 09:18 - 3 Mars, 2023

Gazmir Shehu është emigrant shqiptar në Londër që pas shumë peripecive në punën në ndërtim, ka arritur të mësojë në mënyrë autodidakte të ndërtojë çifteli.

Ai ka treguar në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, se tashmë me këto instrumente fiton goxha të ardhura. Madje, ka zbuluar se si fillimisht “ia vodhi” zanatin mikut të tij.

Bleva në një dyqan të njohur në Kosovë disa mjete dhe duke i parë ato i vura kusht vetes, po unë çfarë kam që nuk i bëj. E mora në telefon kolegun tim Imziun dhe i thash: ‘A mundesh të ma çosh një kokë çiftelie?’ që ta provoja unë, a do ta bëja a jo. Edhe nja nji vit rresht përdora modelin e kolegut tim Imzi Zeka dhe pastaj filluan gjykimet nga njerëzit, të cilën më thoshin kopjac se modeli ishte i njëjtë me Imziun. Edhe u mërzita dhe krijova një model vetë dhe që atëherë fillova t’i krijoja modelet vetë.

Çiftelin e parë e kam shitur 300 paund dhe kolegu im u habit dhe më tha që kur e kishte filluar punën për herë të parë, nuk e kishte shitur kaq shtrenjtë. Po varet se si e bën punën, unë me thënë të drejtën e bëra mirë. Ja mora prap sepse e kisha për herë të parë dhe doja ta kisha kujtim. I dhash një tjetër çifteli, edhe më të mirë”, u shpreh Gazmiri.

Më tej, ai ndau edhe detaje nga jeta e tij private, ku rrëfeu se për herë të parë në Angli ka ikur me kamion. Gazmiri kishte qendruar gjatë gjithë kohës sipër gabimës nga Franca derisa mbërriti në territorin anglez.

“Unë kam jetuar në Kavajë, me origjinë jam nga Kukësi. Kam 23 vite që kam zbrit nga Kukësi në Kavajë. Si të gjithë emigrantët dhe unë doja një jetë më të mirë. Edhe tani e realizova, nuk ja shtrij dorën askujt. Unë jam larguar me kamion nga Kukësi. Me thënë të drejtën me rrugën e parë mbërrita. Unë kam udhëtuar sipër gabinës së kamionit gjatë gjithë rrugës. Edhe në një moment jam trembur kur ka frenuar kamionin. Më kanë pritur vëllezërit e nuses, ata më kanë marrë në Angli. Në fillim e kam pasur të vështirë të ambjentohem me njerëz”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!