Vllaznia ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit Darko Dodev, me klubin “kuqeblu” dhe 25-vjeçarin, që kanë ndërprerë me dakordësi bashkëpunimin, vetëm pak muaj pasi lojtari nga Maqedonia e Veriut kishte zbarkuar në Shkodër.
Sulmuesi maqedonas u aktivizua në 9 ndeshje në kampionat këtë edicion me Vllazninë, por vetëm një prej tyre e luajti si titullar, duke mos arritur dot të lërë gjurmë me fanellën e 9 herë kampionëve të Shqipërisë.
Dodev firmosi 6 muaj më herët, një kontratë 3-vjeçare me klubin e Superiores, megjithatë, forma e treguar dhe rezultatet larg pritshmërive shtynë palët që të marrin vendimin e një divorci të parakohshëm.
Te Vllaznia duket se kanë nisur punën për merkaton e dimrit, ku fillimisht do të largojë lojtarët që nuk i cilëson më pjesë të projektit, për t’u përforcuar më pas në repartet ku do të kërkojë ndërhyrje trajneri Qatip Osmani. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit: