Gjithçka zyrtare, Shkëndija i jep “lamtumirën” teknikut Ardian Nuhiu

schedule12:36 - 12 Dhjetor, 2023

schedule 12:36 - 12 Dhjetor, 2023

Pozicionimi në vendin e 3-të, me 35 pikë, 3 më pak se Shkupi i vendit të 2-të dhe 4 më pak se Struga e vendit të parë i ka kushtuar jo pak tekniku të Shkëndijës së Tetovës, Ardian Nuhiu, të cilit, këtë të martë i është kominikuar ndërpreja e kontratës, me klubin tetovar.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, tetovarët bënë të ditur se skuadra ka nevojë për një “frymë të re” duke përfunduar kështu në mënyrë konsensuale marrëdhënien me teknikun 45-vjeçar, me të cilin kishin nënshkruar më 5 qershor të këtij viti, një marrëveshje, e cila pritej të zgjaste 2 vite.

Njoftimi i plotë i klubit të Shkëndijes së Tetovës:

Klubi i Futbollit Shkëndija përmes kësaj komunikate njofton opinionin publik se, pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe dialogut të hapur, ka arritur në një marrëveshje të dyanshme për ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu.

Ndajmë këtë vendim me bindjen se, në këtë moment, e rëndësishme është të bëhen ndryshime që do të sjellin një frymë të re dhe një drejtim të ri për ekipin tonë. Jemi mirënjohës ndaj trajnerit Nuhiu dhe stafit të tij për kontributin e dhënë për sakohë ishin pjesë e jona, duke u uruar suksese në të ardhmen e tyre profesionale.

Vazhdojmë me vendosmëri, duke reflektuar dhe reaguar, në drejtim të ngritjes dhe sigurimit të cikleve të fitoreve në gjysmëstinorin e radhës. /i.m /abcnews.al