Pas nënshkrimit me “gardianin” italian të portës, Marco Sportiello dhe mesfushorit anglez, Ruben Loftus-Cheek, “kuqezinjtë” e Milan kanë zyrtarizuar dhe afrimin e tretë për këtë merkato vere.
“Djajtë” e Milanos kanë transferuar me parametra zero, talentin argjentinas, Luka Romero, me 18-vjeçarin, i cili erdhi në “San Siro”, si një lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me “shqiponjat” e Lazio.
Talenti amerikano-latin luan në krahun e djathtë të sulmit, pozicion për të cilin Milan “vuan”, sidomos pas rikthimit të spanjollit Brahim Diaz, te “galaktikët” e Real Madrid, pas 2 sezonesh fantastike te “kuqezinjtë”. /i.m /abcnews.al
Njoftimi i klubit:
¡Bienvenido, ??????! ?? #ACMQuest #SempreMilan pic.twitter.com/msZgPAdeBj
— AC Milan (@acmilan) July 6, 2023