Gjithçka zyrtare, Luis Enrique është trajneri i ri i PSG

schedule17:34 - 5 Korrik, 2023

schedule 17:34 - 5 Korrik, 2023

Pas shumë e shumë aludimeve, tashmë gjithçka është zyrtare, spanjolli Luis Enrique është trajneri më i ri i “gjigandëve” francezë të Paris Saint-Germain, pas shkarkimit të këtyre të fundit të teknikut Christophe Galtier.

Ish-tekniku i Barcelona dhe Kombëtares spanjolle ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me “parizienët” dhe në fjalët e tij të parë si tekniku më i ri i kampionëve të Ligue 1 u shpreh është tepër i emocionuar për “aventurën” e re në Paris.

“Jam i lumtur që mbërrita në Paris për të jetuar këtë përvojë të re. Është shumë emocionuese të njohësh njerëz të rinj, të jetosh në këtë qytet, të mësosh një gjuhë të re dhe mbi të gjitha të drejtosh PSG-në”,- u shpreh spanjolli. /i.m /abcnews.al 

Njoftimi i klubit: 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!