Gjithçka zyrtare, Laçi rikthen në “shtëpi” anësorin e mbrojtjes

schedule15:36 - 24 Janar, 2024

schedule 15:36 - 24 Janar, 2024

Pas një eksperience katastroike, në kampionatin kroat të futbollit, anësori shqiptar i mbrojtjes, Indrit Prodani u rikthye në vitin 2020, në Superioren tonë, teksa asokohe u transferua te Kastrioti, për të kaluar në vitin 2022, te “Nëndetësja Blu” e Dinamos, mirëpo 2 sezone pas ardhje në kryeqytet, anësori ka vendosur të ndryshojë sërish ekip.

Tashmë 25-vjeçar, Prodani është rikthyer aty ku nisi gjithçka si futbollist profesionist, te “Bardhezinjtë” e Laçit, teksa shihet si një vlerë e shtuar për teknikun, Mirel Josa, në këtë pjesë të mbetur të sezonit, teksa duhet theksuar se në krahët e mbrojtjes, Prodani është mjaft produktiv, ku ka arritur të shënojë edhe 2 gola këtë sezon, në 10 sfidat me Dinamon.

Rikthimi i “pistonit” të krahut, te “Kurbinasit”, për tifozët u bë nga vetë klubi, me këta të fundit, që me anë të një postimi të shpërndarë në profilet e tyre, në rrjetet sociale e kanë uruar 25-vjeçarin për transferimin në “shtëpi”, këtë herë edhe më i pjekur se në fillim, falë eksperiencave të lartpërmendura në Kroaci e kampionatin shqiptar të futbollit. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!