Tashmë gjithçka është zyrtare, “shtatlarti” kroat i portës, Dominik Livakovic është zyrtarisht futbollisti më i ri i “gjigandëve” turq të Fenerbahçe, me këta të fundit që arritën të siguronin pa shumë vuajtje shërbimet e 28-vjeçarit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi turk përmes një postimi në rrjetet sociale, të cilët bashkangjitur me foton e lojtarit kanë shkruar dhe mesazhin, “Mirëseerdhe në familjen tonë Dominik Livakoviç”.
Ndërkaq, kujtojmë se për kartonin e “gardianit” 28-vjeçar kroat, “fenerët” e Stambollit derdhën në arkat e Dinamo Zagreb plot 7.6 milionë euro, si dhe i ofruan lojtarit një kontratë 5-vjeçare, e cila skadon më 30 qershor të vitit 2028. /i.m /abcnews.al