Gjithçka zyrtare, Borussia Dortmund “rrëmben” talentin gjerman nga Wolfsburg

schedule20:10 - 3 Korrik, 2023

schedule 20:10 - 3 Korrik, 2023

Pas afrimit të algjerianit, Ramy Bensebaini nga rivalët e Borussia Monchengladbach, ditën e sotme “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund kanë prezantuar transferimin e tyre më të ri të kësaj merkatoje vere.

Me anë të një postimi në profilet zyrtare të klubit në rrjetet social, nën/kampionët e Gjermanisë njoftuan afrimin e 22-vjeçarit gjerman, Felix Nmecha, nga skuadra e Wolfsburg, për plot 30 milionë euro.

I dalë nga akademia e Manchester City, Nmecha ka bindur bordin e “verdhezinjve” me performanca e tij, teksa sezonin e shkuar realizoi 3 gola e dhuroi 6 asistime në 30 paraqitje në fushën e blertë, statistika këto, të cilat janë të mjaftueshme që sulmuesi të përfitojë një kontratë 5-vjeçare te “gjigandët” e Dortmund. /i.m /abcnews.al 

Njoftimi i plotë i klubit:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!