Eden Hazard po kërkon të justifikojë milionat që shpenzoi Real madridi dy vite më parë kur u ble nga Chelsea. Ai ende nuk e ka treguar veten në Bernabeu kjo dhe për shkak të dëmtimeve të shumta, megjithatë ai këtë sezon duket më optimist se kurrë.
“Njerëzit mendojnë se jam gjithmonë i dëmtuar, kjo është e vërteta. Por nuk ka një lojtar që ka luajtur të njëjtat ndeshje si unë për dhjetë vjet. Punoj çdo ditë me trajnerin atletike, kemi bërë një punë të shkëlqyeshme që nga fillimi i sezonit.
Për momentin gjithçka po shkon mirë, por nuk jam ende në 100%. Real Madridi ka shpenzuar shumë para për mua dhe më duhet të paguaj për këtë. Nënshkrova për pesë vjet: dy të parat nuk kanë qenë të mira, por kam edhe tre të tjera për të vërtetuar se sa vlej.
Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë, shpresoj të zgjohem një mëngjes dhe të mos kem dhimbje, të jem në gjendje të stërvitem siç duhet, “tha Hazard për “HLN”. /abcnews.al/

