Juventusi po mendon të përforcojë mesfushën me një nga të rinjtë më të mirë të Serie A. Bardhezinjtë kanë në shënjestër Nicolo Zaniolo, mesfushorin që ka shkëlqyer te Roma dhe që tani po punon të rikuperohet pas një dëmtimi në gju që e ka lënë për muaj të tërë pa futboll.
Për të arritur te Zaniolo, Juventusi po mendon të përfshijë në bisedime një prej lojtarëve që ka në ekip dhe që trajneri Maurizio Sarri nuk po i jep hapësira. Bëhet fjalë për Federico Bernardeschi, titullar vetëm në nëntë ndeshje të Serie A këtë sezon. largimi i tij në verë duket i sigurt.
Në një periudhë krize financiare, Juventusi po tenton ta përdorë atë për të bindur Romën. Bernardeschi te Fiorentina ishte një nga lojtarët më të spikatur dhe do të donte sërish të rikthehej ai i pari. Roma mund t’ia jepte atë mundësi, ndërsa klubi nga Torino do merrte një xhevahir si Zaniolo. /abcnews.al