Lola Toromani merret prej shumë vitesh me mjekësinë alternative dhe përdorimin e bimëve për probleme të caktuara shëndetësore. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku tregoi se nisi të merrej me njohjen e bimëve pas sëmundjes nga e cila vuante e ëma e saj.
Ndërsa mjekët nuk i kishin dhënë shpresa për jetën për shkak se vuante nga gurët në tëmth, Toromani tregoi se mjeku i njohur Arqile Boti i dha asaj një ilaç bimor që e shpëtoi nënën e saj nga vdekja. Pas kësaj, nisi edhe rrugëtimi në mjekësinë alternative, për të cilën u frymëzua nga Boti.
“E kuptova se përderisa mjeku të thotë se nuk ka më shpresa, atëherë vrapoja dhe nuk dija se kë të takoja. Në moment, mblodha forcat dhe thashë Arqile Boti. E mora mamanë pa fletëdalje dhe e çova në shtëpi pasi kishte gru në tëmth. Gjendja ishte e fundit. Gjetëm adresën e Botit dhe ka ardhur. Mamaja ishte e shtrirë, unë ty do të shëroj por për të fejuar nuk të fejoj. I dha një ilaç bimor me pika. Në fillim merrte dy pika dhe kishte aromën e bimëve. Sapo e piu herën e parë, hapi sytë dhe filloi të pinte nga pak kështu mamaja jetoi deri para një viti. Pas dy vitesh, që u qetësua gjendja, i hoqën tëmthin.
Më pas u dhashë totalisht pas studimeve. Lexoj çdo gjë për bimët dhe filloja të rrija më pranë Arqile Botes. Ai thoshte sëmundjen, unë gjeja bimën. Ndërkohë që ai gjente diagnozën, unë i kisha studiuar bimët. Jepte bimë dhe falas, edhe librat i shpërndante gjithashtu falas. Dhe kështu filloi. Më pas kishte studiuar bimët e maleve të jugut dhe tha se ne të dy do të hapim një klinikë të madhe që do të kurojmë AIDS dhe tumoret”, u shpreh mes të tjerash mjekja popullore gjatë intervistës për emisionin e mëngjesit.
Toromani tregoi se ka pasur probleme me veshkat pasi kur ka qenë e vogël ka rënë nga kati i tretë. “Mua më kanë ndihmuar sepse kam vuajtur me veshkat. Kur kam qenë e vogël, kam rënë nga kati i tretë dhe kam shpëtuar. Ndërsa veshka e djathtë më është dëmtuar. Unë jetoj më shumë me çajra sesa me ushqim.”, tha ajo.
Lola ka shkruar edhe një libër me receta të ndryshme bimore që mund t’ju vijë në ndihmë personave të caktuar./abcnews.al