Emisioni “Real Story” mbrëmjen e kësaj të martë në ABC News fokusohet tek atentati kriminal, që ndodhi në zonën e “Rinasit”, ku mbeti i vrarë krahu i djathë i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani (Sheqeri) , i cili ndodhet tek “Spitali i Traumës” në gjendje të rëndë.
Gazetari Trashëgim Sokolaj tha se e gjithë ngjarja ndodhi në 25 minuta. Ai shtoi se një person i maskuar, u afrua te makina dhe qëlloi nga afër.
Trashëgim Sokolaj: Është përmendur gjatë ditës që ka qenë një automjet i blinduar, në fakt ka qenë një makinë e fundit me xhama të gomuar. Nga të dhënat që kemi deri tani nuk rezulton që viktima dhe agjenti i mbikëqyrjes policore, të jenë përgjigjur. Avioni që erdhën ata nga Spanja erdhi në 13:55, kurse vrasja ndodhi rreth orës 14:20, kjo tregon që nuk kanë pasur kohë. Autorët kanë qenë shumë të informuar. Krimi ka qenë afër perfeksionit. Nuk ka asnjë të papritur në këtë gjë që ndodhi sepse viktima ka pasur një CV goxha kriminale, normalisht që autorët do të ishin të mirëorganizuar për këtë person. Pasi kanë qëlluar automjetin me breshëri dhe makina ka nisur lëvizjet e çrregullta. Një person i maskuar është afruar dhe ka qëlluar me një armë të shkurtër, ku më pas u verifikua të ishte një pistoletë. Ajo që të habit në këtë rast, ishte mospranimi i policisë në gjithë itinerarin në një zonë kaq të populluar dhe në një orar fluksi. Ekziston varianti që ata të kenë hyrë në parkingun e aeroportit. Ka qenë një makinë që ka dalë pothuajse nga i njëjti parkim.

