Pritet padyshim spektakël në sfidën më të rëndësishmë të këtyre dy skuadrave për këtë sezon. “Bergamaskët” e Atalanta sfidojnë mbrëmjen e kësaj të mërkurë, në “Aviva Stadium”, të Dublinit, “Aspirinat” e Bayer Leverkusen, në finalen e madhe të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm për klube në Evropë, UEFA Europa League.
Sa i përket formacioneve tekniku Gian Piero Gasperini i ka rreshtuar “Zikaltërit” e tij, me formulën 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Musso e para tij Hien, Kolasinac e Berat Gjimshiti në rolin e kapitenit. Në krahët e mesfushës janë Zappacosta e Ruggeri, me qendrën që mbulohet nga Ederson e Koopmeiners. Më të avancuar janë De Ketelaere e Ademola Lookman, ndërsa në sulm i vetëm është ‘bomberi” italian, Gianluca Scamacca.
Në krahun tjetër, tekniku Xabi Alonso i ka rreshtuar “Aspirinat” e tij me formulën 3-4-3, me portën që mbrohet si zakonisht nga Kovar e para tij janë Tapsoba, Stanisic e Jonathan Tah, Në krahët e mesfushës janë Frimpong e Hincapie, ndërsa qendra mbushet nga “shkatërruesit” Palacios e Granit Xhaka. Ndërkaq, “tridenti” i sulmit plotësohet nga Alex Grimaldo, Amine Adli dhe “diamanti” gjerman, Florian Wirtz. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: