Gjithçka gati për debutimin e “Legjionarëve”, publikohen formacionet e sfidës Itali-Shqipëri

schedule19:58 - 15 Qershor, 2024

schedule 19:58 - 15 Qershor, 2024

Është një moment që e kemi pritur gjatë. Në më pak se 1 orë, “Legjionarët” e Kombëtares sonë do të përballen në “ferrin” gjerman, të “Signal Idua Park”, të Dortmundit, me kampionët në fuqi të Evropës, Italinë, në sfidën e parë të rrugëtimit të tyre të dytë, në turneun më madhor të futbollit, në “kontinentin e vjetër”, Euro 2024.

Sa i përket formacioneve tekniku Luciano Spalletti ka vendosur t’i rreshtojë të tijët me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Donnarumma. Në krahët e mbrojtjes janë Dimarco e Di Lorenzo, me qendrën që mbulohet nga Calafiori e Bastoni. Më të tërhequr janë Barella e Jorginho, ndërsa Chiesa, Pellegrini e Frattesi vendosen pas “bomberit” Scamaça.

Në krahun tjetër, tekniku Sylvinho ka vendosur të përdorë të njëjtën formulë, si gjatë fazë kualifikuese atë 4-3-3, me portën që mbrohet nga Strakosha, ku në krah janë Hysaj e Mitaj e në qendër Gjimshiti dhe Ajeti. Mesfusha klasike përbëhet nga Asllani, Ramadani e Bajrami, ndërsa në sulm udhëheq Armando Broja, me dyshen Jasir Asani e Taulant Seferi, nga krahët. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!