Vetëm 1 ditë para përballjes së parë të fazës së dytë kualifikuese të Conference League, ndaj andorrasve të Atletic Clud d’Escaldes, “demat e kuq” të Partizanit kanë dorëzuar në UEFA, listën e futbollistëve për 2 sfidat e radhës, ku nuk kanë munduar as surprizat.
Në ndryshim nga lista para sfidave të Champions ndaj BATE Borisov, “të kuqtë” kanë dy emra të rinj në listë, që janë afrimet e fundit të tyre, mbrojtësin Mateo Koçija dhe mesfushori Gjelbrim Taipi, të cilët janë vënë menjëherë në dispozicion të trajnerit Zekiç.
Ndërkohë, në listë nuk figurojnë më lojtarët e larguar së fundmi si ish-kapiteni, i cili u largua pas një “zënke” brenda klubit, Bruno Telushi dhe Selmani, ashtu si edhe Matondo i cili as që ka filluar stërvitjen për sezonin e ardhshëm me “demat”.
Lista e lojtarëve: