Në orën 21:00, mitiku hungarez, “Puskas Arena” do të presë finalen e UEFA Europa League, ku do të përballen “andaluzianët” e Sevilla me “verdhekuqtë” e Jose Mourinho-s, për trofeun e dytë më të rëndësishëm për klube në Evropë.
Përsa i përket formacioneve, tekniku i Sevilla, Jose Luis Mendillibar ka vendosur të përdorë formulën 4-2-3-1, ku në portë si zakonisht do të pozicionohet marokeni, Bono. Në krahët e mbrojtjes janë vendosur Jesus Navas e Alex Telles, me qendrën që do të mbulohet nga Bade e Gudelj. Më tërhequr në mesfushë janë Fernando e Rakitic, me Ocampos, Oliver Torres e Gil, që janë vendosur pas “bomberit”, Youssef En-Nesyri.
Në krahun tjetër, “special one”, Jose Mourinho ka vendosur t’i rreshtojë “gladiatorët” e tij, me skemën disi sulmuese, 3-4-3, ku në portë nuk ka si të mungojë, Rui Patricio. Para tij në mbrojtje janë vendosur Smalling, Mancini e Roger Ibanez, me Zeki Celik e Spinazzola, që do të ndihmojnë nga krahët e mesfushës. “Kontrolli” i lojës në mesin e fushës i është besuar dyshes Matic-Cristante, ndërsa “tridenti” i sulmit “verdhekuq” përbëhet nga Paulo Dybala, Tammy Abraham e Lorenzo Pellegrini. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: