“Gjithçka është në dorë të Mike Pence”: Ngjela zbulon “prapaskenat” nga SHBA-ja

schedule13:01 - 7 Janar, 2021

schedule 13:01 - 7 Janar, 2021

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet e fundit në SHBA, ku mbështetësit e Donald Trump mësynë në godinën e Kapitolit, ndërsa nga përplasjet e forta humbën jetën 4 persona.

Në një shënim në rrjetet sociale, Ngjela e shkruan të marrë Donald Trump, që sipas tij tentoi të marrë pushtetin me grusht shteti.

Më tej Ngjela zbulon edhe “prapaskenat” se çfarë mund të ndodhë më tej, ndërkohe që Kongresi konfirmoi Joe Biden si president.

Avokati shpjegon amendamenti e 25 të Kushtetutës që ka katër pika.

E plotë:

Një tallje çmendurie për grusht shteti shkundi demokracinë amerikane, por vetë  kjo demokraci i theu hundët një presidenti të marrë që, me grusht shteti, kërkonte të bëhej diktator.

Donald Trump, sot nuk është më president i Shteteve të Bashkuara.

Por demokratët, në të gjithë botën, sot duhet të jenë krenarë se Demokracia Amerikane dhe sistemi institucional i kësaj demokracie, është solid, i vendosur deri në fund, dhe i palëkundur.

Sot bota e lirë u gdhi e gjitha optimiste, sepse qëndra e aspiratës njerëzore për liri, është sot ajo që ka qenë, madje më e fortë, shumë më e fortë.

Po me puçistin e çmendur Donald Trump, çfarë do të bëhet?

Kjo ka si përgjigje, vetëm këtë pyetje:

A do ta zbatojë zëvendës presidenti Mike Pence amendamentin 25 të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Çfarë thotë amendamenti 25?

Amendamenti 25 i Kushtetutës ka katër pika, në lidhje me aftësinë mendore të presidentit. Tre të parat janë arsyet e mungesës së gjatë në zyrë dhe deklarimit të vetë presidentit për të shprehur paaftësinë e tij mendore, domethënë për të mos, qenë më president.

Pika e katërt shprehet se: paaftësinë mendore të presidentit e vërteton vetë zëvendës-presidenti bashkë me stafin e presidentit.

Menjëherë pas kësaj, zëvendës-presidenti juridikisht zë vendin e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

A mund të ndodhë kjo?

Të presim, sepse gjithçka është në dorë të Mike Pence.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!