Prej disa ditësh tashmë në mediat evropiane, por qarkullon me shpejtësi lajmi se “katalizatori” i mesfushës së Bayern Munich, Joshua Kimmich do të largohet nga “bavarezët” gjatë merkatos së verës për të shkuar te “blaugranat” e Barcelona, mirëpo ditën e sotme gjërat kanë marrë një “kthesë të papritur”.
Sipas gazetarit të mirënjohur, të Sky Sport, Florian Plettenberg, “katalanasit” e Barça nuk kanë kontaktuar ende me lojtarin, me Kimmish, që si agjent i vetes ka nisur negociatat e para me “të kuqtë” e Bayern, për një zgjatje të kontratës.
Ndërkaq, kujtjomë se Joshua Kimmich, tashëm 28-vjeçar u pa që në fillimet e tij te “gjigandët” e Bayern Munich, si “zëvendësuesi” ideal i legjendës gjerman, Philip Lahm. Gjithashtu shtojmë se me “bavarezët” mesfushori gjerman ka një kontratë aktuale që skadon në vitin 2025. /i.m /abcnews.al