Banesa e Martin Skëndaj, gardiani të burgut që më 19 dhjetor vrau me 13 plumba ish-të dashurin e motrës dhe kushëririn e tij është shkrumbuar nga flakët.
Ende nuk ka detaje për shkaqet e këtij zjarri por deri më tani dyshohet se ka qenë një zjarrvënie e qëllimshme, pasi në banesë nuk ka patur njerëz.
Familjarët e Skëndaj janë larguar nga fshati Kuqar Patos pas krimit të rëndë që u mori jetën dy të rinjve.
Ndërkohë për Martin Skëndaj gjykata e Fierit dha masën e sigurisë arrest me burg. Hetimet zbuluan se krimi i rënë për shkak të një lidhje dashurie që motra e gardiantit kishte me viktimën Manol Rrapaj.
Ngjitur me familjen e autorit të krimit jeton dhe njëra prej familjeve të viktimave.
Shkaqet e zjarrit nuk janë përcaktuar ende, pra nuk dihet nëse është aksdental apo i qëllimshëm. /abcnews.al
Lexo edhe:Si ndodhi vrasja e dyfishtë në Patos pas sherrit për motrën: Hajde sqarohemi