Gjithçka brenda një jave, ‘Bobby’ Firmino vazhdon të shkëlqejë

schedule11:56 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 11:56 - 27 Dhjetor, 2019

Ylli i Liverpool, Roberto Firmino, vazhdon të shkëlqejë me fanellën e kuqe. Sulmuesi brazilian është lojtari më i rëndësishëm për të kuqtë dhe këtë gjë e ka pranuar edhe trajneri Jurgen Klopp. I ashtuquajturi “Bobby” nga tifozët e Liverpool, Firmino ka kaluar një javë fantastike.

Gjatë kësaj jave, braziliani ka luajtur tre takime, ka shënuar katër gola dhe ka fituar një trofe. Madje, një trofe shumë të rëndësishëm, atë të Botërorit të Klubeve. Firmino ka krijuar një pozicion të ri në fushën e lojës dhe shumë trajnerë e lakmojnë një lojtar të tillë.

Gjithashtu, Firmino ishte ai që i dha trofeun Liverpoolit, duke shënuar golin e vetëm në atë finale përballë Flamengos, në minutën e 99-të. Braziliani është pika e fortë e këtij Liverpooli të pandalshëm!/abcnews.al