Gjirokastritët braktisin shtëpitë karakteristike/ Mbi 200 banesa monumente të kategorisë së parë dhe të dytë janë kthyer në rrënoja

schedule14:41 - 18 Tetor, 2024

schedule 14:41 - 18 Tetor, 2024

Bashkëpronesia ngelet faktori kryesor qe shume shtepi karakteristike ne Gjirokaster jane shembur apo jane drejt rrenimit te tyre. Ardis Duka, kreu i Drejtorise Rajonale te Trashegimise Kulturore thote nuk kane munguar perpjekjet nga ky institucion per te bashkepunuar me pronaret, por per fat te keq ne shumicen e rasteve jane vete pronaret qe nuk gjejne gjuhen e perbashket mes tyre.

Vetem ne zonen muzeale numerohen rreth 370 objekte te kategorise se pare apo te dyte te cilat kane nevoje per nderhyrje, por ky proces mund te kryhet vetem me miratimin e procedurave ligjore. Ai shton se pavaresisht problematikave kjo drejtori e mbeshtetur edhe nga Ministria e Kultures vetem gjate 2 viteve te fundit ka nderhyre ne rreth 150 objekte ku jane kryer restaurime te ndryshme ku investimi ndahet ne menyre te barabarte mes institucioneve shteterore dhe pronareve.

Gjirokastra nga viti ne vit ka shenuar rritje te ndjeshme te numrit te turisteve qe vizitojne qytetin e gurte, ndaj shume banesa jane kthyer ne bujtina,e madje nuk kane munguar edhe kerkesat nga shtetas te huaj per te blere banesa prane zones muzeale.

Por rrenimi i shtepive karakteristike shemton edhe imazhin e Gjirokastres, e cila prej vitit 2005 eshte pjese e trashegimise boterore UNESCO./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!