Gjirokastër/ Shkaktoi aksident me pasojë vetëm dëme materiale, arrestohet 56-vjeçari i dehur

schedule10:53 - 28 Qershor, 2023

schedule 10:53 - 28 Qershor, 2023

 

Një  56-vjeçar ka rënë në prangat policisë së Gjirokastrës, pasi në aksin rrugor Përmet – Këlcyrë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka goditur një automjet tjetër.

Si pasojë e këtij aksidenti për fat të mirë pati vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 56 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin rrugor “Përmet-Këlcyrë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fshatit Kuqar”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka goditur një automjet tjetër dhe si pasojë ka sjellë dëme materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëme Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!