Gjirokastër/ Piktorët e vegjël, një ekspozitë për fëmijët autikë

schedule13:05 - 17 Mars, 2018

schedule 13:05 - 17 Mars, 2018

Studentët e universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër kanë ndërmarrë nismën e çeljes së një ekspozite me piktura të fëmijëve të vegjël. Te ardhurat do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve autike.

Ekspozitë me piktura nga fëmijët, nxënës në shkollat 9-vjeçare.

Nisma është e studentëve të Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër.

Mes punimeve janë edhe të fëmijëve autikë. Njëri prej tyre është Kliti.

Të ardhurat do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me aftësi të kufizuar.

Për drejtoreshën e qendrës së fëmijëve autikë, Lindita Luzo, veprimtari ta tilla ndërgjegjësojnë opinionin për mbështetjen që i nevojitet të vegjëlve.

Vetë studentët e këtij univerisiteti shfaqen të kënaqur dhe do të vijojnë të japin kontributin e tyre për fëmijët autike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!