Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gjirokastër/ Goditen 5 raste të shitjes së lëndëve narkotike brenda kalasë, procedohen 5 shtetas

schedule14:46 - 8 Gusht, 2023

schedule 14:46 - 8 Gusht, 2023

Policia e Gjirokastrës ka goditur pesë raste të shitjes së dozave të lëndëve narkotike, brenda perimetrit të kalasë së qytetit.

Procedohen penalisht 5 shtetas, të cilëve nga kontrollet, iu sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje.

Njoftimi i policisë:

DVP Gjirokastër

Konstatohen dhe goditen 5 raste të tjera të shitjes së dozave të lëndëve narkotike, brenda perimetrit të kalasë.

Procedohen penalisht 5 shtetas, të cilëve nga kontrollet, iu sekuestruan sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër evidentuan dhe goditën 5 raste të tjera të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, brenda perimetrit të kalasë.

Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:  30 vjeç, banues në Tiranë, , 28 vjeç, banues në Gjirokastër, ., 26 vjeç, banues në Tiranë,., 31 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve fizike ndaj këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza të gatshme për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!