Gjirokastra ka ndezur dritat për festat e fundvitit. Dekori shumëngjyrësh i ka dhënë gjallëri qytetit. Pema e Vitit të Ri u vendos në qendrën muzeale të qytetit, kurse ceremonia e ndezjes simbolike të dritave bëri bashkë qytetarë të shumtë.
Ndriçimi i pemës dhe i qytetit është shoqëruar edhe me një koncert festiv nga fëmijët e shkollave. Bashkia e qytetit ka dhënë dhurata shpërblyese për nxënësit me rezultate të larta në mësime, kurse kryebashkiakja Rami ka përcjellë urimin për një vit më të mbarë./abcnews.al