Bashkia e Gjirokastrës vendosi të largojë përkohësisht familjet që jetojnë në pallatin që rrezikon të shembet. Ata do të strehohen në konvikt deri në një urdhër të dytë. Por disa nga ata nuk pranojnë të lënë shtëpitë.
Banorët janë të irrituar. Disa nga ata nuk duan të lënë shtëpinë edhe pse të përfshirë në panik.
Bashkia e Gjirokastrës pas mesnatës mori vendim për evaukimin e familjeve të pallatit pesëkatësh në lagjen “Punëtore”.
Shkak është shkarja e tokës dhe një ndërtim i ri sipër në kodër.
Rreziku që ky fenomen mund të ndikojë në shembjen e pallatit detyroi vendorët për një mase të përkoheshme
Prej 4 ditësh 18 familje të lagjes “Punëtore” në Gjirokastër jane perfshire ne nje situate frike. Mendimet kontradiktore institucionale mes specialistëve të bashkisë dhe gjeologëve kanë sjellë konfuzion. Raporti i specialistëve të institutit të gjeologjisë do të vendosë edhe fatin e banesave të tyre, rikthimin në to apo shembjen./abcnews.al