Gjirokastër, banorët kundër heqjes së kalldrëmit të vjetër

schedule17:46 - 11 Mars, 2019

schedule 17:46 - 11 Mars, 2019

Në Gjirokastër banorët nuk e kanë pranuar heqjen e kalldrëmit të vjetër dhe zëvendësimin e tij me një të ri, sipas një projekti për qendrën e qytetit. Por zyrtarët vendorë thonë se kalldrëmi i ri do të jetë identik dhe më i bukur.

Gjirokastritët e kanë pritur keq heqjen e kalldrëmit shumëvjeçar. Ata thonë se ai ishte simbol historik i qytetit dhe duhej të ruhej.

Ka prej tyre që shpresojnë se do t’u rikthehet i njëjti kalldrëm, po nuk besojnë tek cilësia e punimeve. Por Drejtori i Monumenteve të Kulturës në Gjirokastër thotë se kalldrëmi do të bëhet identik si mëparshmi,  më i fortë dhe më i bukur.

Megjithatë punime të tilla duket se do të penalizojnë Gjirokastrën në sezonin turistik.

Shumë rezervime për muajin prill maj janë mbyllur. Hotele dhe bujtinat e qytetit të gurtë nuk kanë bërë oferta, mu për shkak të këtyre punimeve.

Nga tjetër zyrtarja e Bashkisë Gentjan Brahimi shpreson që kalldrëmi të jetë gati për kohën kur ka dhe fluks turistësh.

Ky projekt është mbështetur financiarisht  dhe nga Banka Botërore dhe Fondi Shqiptar i zhvillimit  me një fond prej 137 milionë 778 mijë dhe është në kuadër të rehabilitimit të qendrës historike të qytetit. Punimet e gjithë projektit parashikonin një preiudhë prej 12 muajsh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!