Armando Mamani ish funksionar i LSI në Gjirokastër dhe ish Drejtor iTrajtimit Social në Bashki është vendosur në pranga. Sipas policisë Mamani ishte shkarkuar nga detyra tri ditë më parë dhe mëngjesin e kësaj të diele iu vendosën prangat. Ai është kapur duke i dhënë energji elektrike nga zyra e tij në bashki një biznesi. Mamani nuk e ka pranuar këtë akuzë, por të hënën ai do të dalë për masë sigurie. Ndërkohë në pranga është vendosur dhe një grua 40 vjeçare e cila akuzohet për vjedhje të energjisë, kurse një grua tjetër me të njëjtën akuzë është shpallur në kërkim./ABC News Albania 24/7
Gjirokastër, arrestohet ish drejtori i LSI
schedule10:15 - 1 Shtator, 2019
schedule 10:15 - 1 Shtator, 2019