Gjinushi s’heq dorë nga shkrirja e instituteve: Akademia s’e ka luksin të jetë honorifike

schedule19:23 - 8 Tetor, 2021

schedule 19:23 - 8 Tetor, 2021

Nga Leontina Nikaj

Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi, nga Shkodra i jep përgjigje në distancë rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike. Luan Përzhita një ditë më parë në një intervistë për abc, tha se nuk është mandatuar për të shkrirë institutet, por për t’i çuar përpara. Gjinushi, shmang fjalën shkrirje , por ai nuk heq dorë nga projektvendimi që të ketë në varësi 4 institutet që prej 14 vitesh drejtohen nga Akademia e Studimeve Albanologjike.

Projektvendimi drejtuesit e dekretuar 1 muaj më parë nga  presidenti u erdhi i papritur, këtë hap Akademia e  Shkencave, përpiqet ta cilësoj si bashkëpunim mes  palëve.

Tashmë beteja mes Akademisë së Shkencave dhe  Akademisë së Studimeve Albanologjike pritet të  finalizohet , pas shprehjes së Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Arsimit. Të dy palët shprehin pretendimet e tyre, njëra kërkon varësi, e tjetra e kundërshton atë./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!