Gjinknuri: “Në 2018 përfundojmë projektet e nisura të rrugëve”

schedule19:07 - 8 Nëntor, 2017

schedule 19:07 - 8 Nëntor, 2017

Ministri i inftrastrukturës dhe Eenergjisë ka prezantuar në komisionin parlamentar të veprimtarive prodhuese buxhetin për vitin e ardhshëm. Ai ka theksuar përfundimin e projekteve kryesore të nisura tashmë, ndërsa projekte të reja që na lidhin me rajonin do të jepen me koncesion.

Projektet e nisura të rrugëve do të kushtojnë më shumë nga planet fillestare. Ministri i Transportit dhe Energjisë, bëri të ditur se rruga Tiranë-Elbasan do të përfundojë vitin e ardhshëm, përkundrejt një kredie shtesë që do të merret.
Buxheti i infrastrukturës vitin e ardhshëm, parashikon akset kryesore, përfshirë edhe projektin Jonian Adriatik. Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese ku u prezantua buxheti, Gjiknuri tha se ka shprehje interesi për disa nga akset.
Hekurudha pritet të ketë zhvillime konkrete vitin që vjen, përfshirë edhe një projekt të menduar për Tiranën.
Termocentrali i Vlorës, i cili prej vitesh është jashtë përdorimit, sipas Gjiknurit në 2018-n pritet të vihet në përdorim.
Në sektorin e ujësjellësit është paralajmëruar një reformë që pritet të prekë klientët, por edhe kompanitë. Ministri bëri të ditur se ka filluar një audit në ndërmarrjet e ujësjellësit./abcnews.al

 

https://youtu.be/yIHSdMJfeCo

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!