Gjimshiti: Shijuam futboll të bukur, kjo Atalantë ka një sekret të thjeshtë

schedule08:12 - 28 Janar, 2021

schedule 08:12 - 28 Janar, 2021

Atalanta zhvilloi një tjetër ndeshje të madhe pas triumfit 0-3 ndaj Milanit në kampionat. Zikaltrit mposhtën dje 3-2 një Lazio në formë të mirë, madje ia dolën me dhjetë lojtarë (i kuq për Palominon në 54′). Festë në kampin e ekipit nga Bergamo, që siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Berat Gjimshiti zhbllokoi takimin në minutën e shtatë, duke gjetur golin e parë sezonal. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare foli pas ndeshjes për mikrofonat e Rai, aty ku analizoi duelin ndaj rivalëve bardhekaltër dhe tregoi sekretin e kësaj Atalante spektakolare.

https://streamable.com/2ad9mu

Ishte një ndeshje e veçantë dhe shijuam një futboll sulmues. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, ishte një përballje shumë e bukur për t’u parë, por pati edhe goxha gabime.  Më pas doli në pah karakteri i Atalantës. Nëse kthejmë kokën pas, mund të them që këtë lloj takimi nuk do e kishim fituar dot dy vite më parë.

Vuajtëm shumë, por ia dolëm të fitojmë dhe të kualifikohemi në gjysmëfinale. Shumë gola nga mbrojtësit tek Atalanta? Detyra jonë kryesore është të mbrojmë. Më pas mendojmë për sulmin, trajneri na kërkon gjithmonë të dërgojmë topin në rrjetë në momentin që kundërshtari nuk e pret. Ky është sekreti ynë“, deklaroi 27-vjeçari nga Presheva. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!