Gjimshiti i pafat, mbrojtësi i kombëtares shqiptare dëmtohet përsëri

schedule11:48 - 25 Prill, 2023

schedule 11:48 - 25 Prill, 2023

Një sezon vërtet i mallkuar për mbrojtësin e kombëtares shqiptare

Berat Gjimshiti rrezikon sërish ndeshjet e kombëtares në eliminatoret e Kampionatit Europian, ndërsa pësoi një tjetër dëmtim në Itali.

Mbrojtësi i qendrës luajti 73 minuta në ndeshjen e Serie A mes Atalantës dhe Romës, fituar 3-1 nga vendasit, dhe në pushim u zëvendësua. Ende nuk dihet shkalla e lëndimit për 30-vjeçarin kuqezi, për të cilin ky edicion ka qenë tepër i vështirë.

Gjimshiti pësoi dëmtimin e tretë që nga shtatori i kaluar, pasi i ndodhi në shtator ndaj Milanit dhe pak javë më parë ndaj Napolit.

Shqiptari nga Kosova ka humbur një numër të madh ndeshjesh në Itali, por gjithashtu nuk luajti dot për kombëtaren shqiptare në sfidën e parë eliminatore në Euro 2024, në Varshavë ndaj Polonisë.

Pritet të shihet diagnoza dhe koha e rikuperimit, ndërsa mbetet më shumë se një muaj e gjysmë që nga ndeshja e radhës e kombëtares në Euro 2024, ajo në “Arenën Air Albania” ndaj Moldavisë në 17 qershor./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!