Gjimshiti gëzon tifozët, “legjionari” i Kombëtares rikthehet në fushën e blertë

schedule16:44 - 18 Maj, 2023

schedule 16:44 - 18 Maj, 2023

“Lideri” i mbrojtjes së Kombëtares shqiptare dhe “bergamaskëve” të Atalanta, Berat Gjimshiti ka gëzuar të gjithë tifozët ditën e sotme, teksa ka hedhur “pas krahëve” dëmtimin e lehtë që mori në përballjen e fundit të Serie A, përballë rivalëve të Salernitana.

Gjimshiti u integrua në seancat e fundit stëritore tek Atalanta dhe pritet që të zbresë në fushë që në përballjen e kësaj jave, ku do të ndeshen me një kundërshtar të vështirë, si Verona, në një ndeshje që kërkohen 3 pikët për të mbajtur “gjallë” shpresën e “bergamaskëve” për një vend në Kupat e Evropës.

Përveç se për tifozat e Atalanta, rikthimi i Gjimshitit është një lajm i mirë gjithashtu dhe për teknikun Sylvinho, si dhe tifozët e Kombëtares. Shtatlarti “legjionar” mungoi në ndeshjen e fundit përballë Polonisë, teksa pritet të jetë në shërbimin e teknikut brazilian për sfidat e muajit qershor ndaj Ishujve Faroe dhe Moldavisë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!