Gjimshiti feston tek Atalanta/ Kapiteni i kombëtares vlerësohet me notën e lartë në fitoren e “Bergamaskëve”

schedule16:56 - 27 Tetor, 2024

schedule 16:56 - 27 Tetor, 2024

Pas fillimit të vështirë nuk po ndalen më.

Futbollistët e Atalantës arritën një tjetër fitore në Serinë A, madje tepër të thellë dhe domethënëse.

Verona u shkatërrua 6-1 dhe skuadra e trajnerit Gasperini synon tani vendet e para në renditje pse jo edhe kreun.

Lojtari më I mir në fushë ishte Lokman, I cili në vetëm 56 minuta në fushë shënoi dy gola dhe krijoi dy të tjerë.

Dy gola shënoi edhe sulmuesi I kombëtares së Italisë, Retegi.

Në fushë për 90 minuta ishte edhe kapiteni I kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, I cili u paraqit mjaft mirë,  duke qenë numri 1 në mbrojtje e duke u vlerësuar me notën 7.3.

Atalanta, që po merr pjesë me sukses edhe në Champions,ka arritur në kuotën e 16 pikëe pas 9 ndeshjeve në Serinë A.

Kjo do të thotë se konkurron  ekipe të tillë si Interin, Juventusin apo Milanin, ndërsa vetëm Napoli është paksa më I shkëputur.

Jo vetëm kaq, por skuadra e Gjimshitit është ajo që shënon më shumë se të gjithë në kampionatin italian.

Janë plot 24 gola, ndërsa Napoli ka vetëm 16 dhe Interi ka arritur deri në 17 rrjeta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!