Gjimshiti e Abrashi njëzëri: Ta harrojmë Lituaninë! Kosova? Urojmë të fitojë

schedule13:59 - 8 Tetor, 2020

schedule 13:59 - 8 Tetor, 2020

Berat Gjimshiti, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, ka dalë në konferencë shtypi para ndeshjes që Shqipëria luan me Kazakistanin dhe Lituaninë. Futbollisti i Atalanta u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

“Mbrojtja? Nuk besoj se ka pasur shumë probleme dy ndeshjet e fundit. Kohët e fundit nuk kemi pasur shumë raste kundër. Kundër Lituanisë ishte gabim individual. Kemi lojtarë me shumë cilësi në mbrojtje. Të gjithë mund të luajnë me tre. Unë ka vite që e bëj, por ka edhe të tjerë që e bëjnë. Nuk besoj se është problem”.

“Shiriti i kapiteni? Ishte krenari. Nuk ishte ndeshja që e mendoja, por është diçka shumë e bukur. Të rinjtë kanë ardhur edhe vite të tjetra. Ka plot në gjithë shqiptarinë. Kanë cilësi, i kemi parë në stërvitje. Kanë ende punë për të bërë dhe puna jonë është t’i ndihmojmë të rriten”.

“Presioni është i mirë. Duhet ta harrojmë ndeshjen me Lituaninë. Le të mendojmë për sfidën me Kazakistanin njëherë, pastaj për sfidën e radhës. Maqedoni-Kosovë? Shpresojmë të kalojë Kosova”, u shpreh mbrojtësi Gjimshiti.

MESFUSHORI – Amir Abrashi mbetet një nga lojtarët kryesorë të kombëtares shqiptare, pavarësisht trajnerëve që kanë ndryshuar këto vite. Mesfushori është një nga më punëtorët dhe normalisht sa herë ka qenë i gatshëm edhe ftesa nuk i ka munguar.

“Kam pasur një problem muskulor, por do jem gati për ndeshjen. E di që jam nga më të vjetrit këtu. Dua të ndihmoj ekipin me eksperiencën time. Sa i takon skemës, nuk ka rëndësi. Duhet që grupi të funksionojë dhe të marrim rezultat pozitiv. E vuajmë ende atë humbje me Lituaninë. Normalisht duam t’i fitojmë të dyja, por fillimisht mendojmë për Kazakistanin. Uroj që Kosovë të ftojë”, tha Abrashi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!