Gjimnazi “At Gjon Karma” në Shkodër proteston për mungesën e kushteve

schedule15:15 - 17 Dhjetor, 2018

schedule 15:15 - 17 Dhjetor, 2018

Në orën e parë të mësimit, gjimnazistët e shkollës së mesme “At Gjon Karma” në Shkodër kanë protestuar. Nxënësit dhe prindërit thanë për ABC News se në shkollë nuk është investuar prej vitesh dhe nuk plotëson asnjë kusht për të zhvilluar procesin mësimor.

Ora e parë e mësimit nuk është zhvilluar në shkollën e mesme të bashkuar “At Gjon Karma” në Gur të Zi të Shkodrës. Gjimnazistët të mbështetur nga prindërit protestuan për një orë. Mungesa e ngrohjes, e rojes së shkollës, higjienës, psikologut dhe bibliotekës janë disa nga kërkesat e tyre.

Nxënësja: “Higjena e përgjithshme shkollës dhe mungesa e ujit të pijshëm. Sanitaret e komanduara nga bashkia. Mungesë ngrohjeje, amortizim total i dyerve dhe dritareve. Rrethimi i shkollës është me probleme.”

Prindërit thonë se për problemet e fëmijëve nuk është shqetësuar askush pavarësisht se për situatën janë informuar të gjitha institucionet përgjegjëse.

Pridni: “Jemi ankuar, kemi dërguar letër me shkrim 2-3 herë, nuk na ka kthyer shumë përgjigje.”

Administratori i Njësisë Administrative Gur i Zi Pjerin Marku, nuk bie dakord me shumë nga kërkesat e nxënësve. Sipas tij shkolla ka ngrohje.

Pjerin Marku, administrator i njësisë administrative, Guri i Zi: “Ka disa klasa që shfrytëzojnë ngrohjen me stufa me dru dhe disa të tjera me stufa gazi. Është bërë furnizimi me dru në datat fikse, shumë përpara periudhës së ftohtë.”

E gjitha ndërtesa e shkollës së mesme është e amortizuar dhe për këtë arsye nxënësit paralajmërojnë bojkote të tjera të mesimit nëse nuk ndërhyhet me investime./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!