Gjilanit i mjafton Busic, Drenica ndal Dritën dhe i jep “asist” Ballkanit

schedule16:29 - 8 Tetor, 2019

schedule 16:29 - 8 Tetor, 2019

Drita ishte tre minuta larg daljes në vend të parë, por një gol i bukur i Diar Prokshi barazoi ndeshjen dhe i dha një pikë të rëndësishme Drenicës. Miqtë kishin kaluar në avantazh me anë të Gilberto Fortunatos (gol i tretë në kampinat për brazilianin) në pjesën e parë, por nuk arritën të ruajnë avantazhin.

Ky barazim e ngjit ekipin e Ardian Nuhiut në vend të dytë me 18 pikë, po aq sa kanë edhe “armiqtë” e Gjilanit. Kreu mbahet nga surpriza Ballkani, që numëron plot 20 pikë.

Tomislav Busic ka shënuar golin e katërt në kampionat. Sulmuesi kroat ndëshkoi Dukagjinin në minutat shtesë të pjesës së parë dhe i dha fitoren Gjilanit. Ekipi i Mezanit hasi vështirësi për të mposhtur ekipin e vendit të fundit, por rëndësi kanë tre pikët.

Fitorja e dërgon Gjilanin në vend të tretë me 18 pikë, ndërkohë që ndeshja e radhës është përballë kampionëve të Feronikelit në transfertë. /abcnews.al

Drenica – Drita 1-1
(Prokshi 87’ / Gilberto 38’)

Gjilani – Dukagjini 1-0
(Busic 45+2’)

Renditja e IPKO Superligës së Kosovës

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!